GostivarLajme

Aksident në rrugën rajonale Gostivar-Çegran/ Ka të lënduar

Mbrëmë në ora 21:00 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Gostivar-Çegran ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë: automjeti i pasagjerëve “Volkswagen Bora” me targa të Gostivarit, drejtuar nga 63-vjeçari M.A. nga Çegrani dhe një motor Aprilia pa targa që drejtohej nga një i mitur nga Forina.

Në aksident lëndime të rënda ka pësuar një pasagjer i mitur nga motoçikleta, të cilat janë konfirmuar në Spitalin e Përgjithshëm “Ferid Murad” në Gostivar.

Ekip i Sektorit të Punëve të Brendshme të Gostivarit ka kryer hetim në vendin e aksidentit.

Show More

Related Articles

Back to top button