LajmeMaqedoni

Mexhiti: ASH ka rënie të madhe, elektorati i tyre opozitar po bashkohet me ne

Vendimi për të hyrë në Qeveri një vit para zgjedhjeve, e ka dëmtuar rëndë Aleancën për Shqiptarët, thotë në një intervistë për gazetën LAJM, Izet Mexhiti. Ai sqaron se elektorati i sinqert i kësaj partie gjithnjë e më shumë i interesuar t’i bashkohet “Grupit të Zjarrit”, për shkak të dëshprimit të madh nga drejtuesit e ASH-së, të cilët u bën bashkë me Ali Ahmetin dhe Menduh Thaçin në Qeveri, ndonëse i kishin kritikuar me vite.

“Në bazë të anketave kanë rënie rapide të rejtingut sepse elektorati i tyre ka qenë opozitar, 10 vite e tepër ka qendruar në opozitë, ka sakrifikuar, nuk ka ardhur te BDI-ja për shkak të idesë, vizionit sepse kanë menduar për një qeverisje më të mirë. E dyta, agjendën e tyre e kanë ndërtuar vazhdimisht duke e kritikuar BDI-në, duke kritikuar qeverisjet e kaluara dhe tani ai elektorat që është i sinqertë, që nuk është klientelist, ka një dëshprim të thellë sepse kanë menduar se Aleanca është një zë i fuqishëm opozitar dhe një vit para zgjedhjeve ata u futën në Qeveri për ta nxjerr Alternativën dhe për ta heshtur “Grupin e Zjarrit”, tha mes tjerash Mexhiti në intervistën e tij për gazetën LAJM.

Show More

Related Articles

Back to top button