Forca e Sigurisë së Kosovës është dislokuar në poligonin ushtarak në Krivollakë të Maqedonisë së Veriut, në kuadër të Ushtrimit Ndërkombëtar “Defender Europe 23”.
FSK-ja në këtë kamp ka dislokuar një kompani të regjimentit të këmbësorisë, që do t’i bashkëngjitet batalionit multi-nacional për zhvillimin e trajnimit të përbashkët.
“Kompania ka për objektiv demonstrimin e performancës dhe ndërveprueshmërinë ushtarake përkrah forcave të shteteve partnere”, thuhet në njoftimin e FSK-së, transmeton Klankosova.tv.
Kujtojmë se “Defender Europe 23” do të mbahet nga 21 maji deri më 2 qershor.