LajmeMaqedoni

VMRO-DPMNE: Ndryshimet kushtetuese, temë e mbyllur

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolovski, gjatë vizitës në Komunën e Rosomanit, në kuadër të aksionit “Kjo është Maqedonia për të gjithë”, është shprehur se përfundimisht duhet të mbyllet tema me ndryshimet kushtetuese, pasi sipas tij, në këtë përbërje parlamentare të VMRO-DPMNE-së dhe me këto kushte nuk do të ketë ndryshim të Kushtetutës.

“Duhet përfundimisht të mbyllet tema me të ashtuquajturat ndryshime kushtetuese dhe duhet të mbyllim këtë temë dhe të merremi me çështje tjera. Nëse qeveria mendon se kjo do të kalojë te populli, të shkojmë në zgjedhje të parakohshme dhe të shohim se çfarë mendon populli, për këto dhe temat tjera”.

Por, VMRO-DPMNE nuk e la me kaq. Sipas tyre, treni i shumëpërfolur i LSDM-së dhe BDI-së për në Bruksel, pasi opozita ta merr pushtetin, do të zbarkojë në Idrizovë, njofton KlanM.

“Ky tren udhëhiqet nga BDI-ja, kurse LSDM-ja vetëm vozitet. Se ky tren nuk udhëton përmes hekurudhave evropiane e tha edhe Komisioni Evropian, se pesë ligjet me të cilët duan ta legalizojnë krimin me marrëveshjen me autostradat, janë gjithçka, vetëm jo evropiane dhe nuk guxojnë të kalojnë me flamur evropian”.

VMRO-DPMNE gjatë fushatës “Kjo është Maqedonia për të gjithë” ka përsëritur akuzat drejtuar qeverisë, për ndërtimin e Korridoreve, për situatën ekonomike në vend, largimin e të rinjve, por edhe për diskriminimin që i bëhet pjesës lindore të vendit. 

Show More

Related Articles

Back to top button