Sulmuesi i Man. Sitit, Erling Haaland ka ndarë emocionet e tij pas ndeshjes kundër Çellsit.
Skuadra e Pep Guardiolës fitoi titullin e ligës pas fitores 1-0 në shtëpi ndaj Çellsit. Qytetarët e nisën ndeshjen si kampionë, teksa Arsenali humbi ndaj Nottingham Forest të shtunën.
“Unë nuk e di çfarë të them. Jam i lumtur. Këto kujtime do të mbeten me mua për pjesën tjetër të jetës sime. Thjesht e mahnitshme”, thotë Haaland gjatë festës. 36 gola, fitore në kampionat, edhe dy finale përpara. Një sezon i mirë debutues”, tha sulmuesi norvegjez në një intervistë për “Sky Sports”. /abcnews/