LajmeMaqedoni

Trençevska: Bashkëqytetarët turq janë pjesë e thesarit të bashkësive të cilat jetojnë në vendin tonë

Maqedonia e Veriut asnjëherë nuk do ta harrojë dorën e shtrirë të popullit miqësor turk në çastet vendimtare të historisë, theksoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska mbrëmë në fjalimin në solemnitetin e organizuar me rastin e 19 majit, Ditës së kujtimit të Kemal Ataturkut dhe festë e rinisë dhe sportit.

Siç kumtoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, solemnitetin me fjalim përshëdnetës do ta hapë kryetari i Partisë për lëvizje të turqve, Enes Ibrahim.

Trençevska theksoi se shteti asnjëherë nuk do ta harrojë dorën e shtrirë të popullit miqësor turk në çastet vendimtare të historisë. Ministrja tha se Turqia ishte në mesin e vnedeve të para që e njohën pavarësinë integritetin territorial dhe sovranitetin dhe theksoi se ky është fakt i pamohueshëm, i gdhendur thellësisht në historinë e shtetit tonë.

Ministrja fjalimin e vet e hapi me bindjen e saj për vazhdim të marrëdhënieve të shkëlqyeshme mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë si dhe përforcim dhe avancim të bashkëpunimit të ndërsjelltë.

Solemniteti vazhdoi në frymën e artit me interpretim të këngëtarit të njohur turk Ozgjun, qëndron në kumtesë.

Show More

Related Articles

Back to top button