Fredi Beleri, kandidati fitues i Bashkisë së Himarës në zgjedhjet e 14 Majit, do të dalë sot para Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Seanca pritet të mbahet në orën 13:00.
Edhe pse pas hekurave, Beleri arriti që të fitojë betejën për Bashkinë e Himarës. Beleri dhe Pandeli Kokaveshi u arrestuan 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 Majit nën akuzën për shitblerje votash.
Ai u la në burg nga Gjykata e Vlorës, e cila më pas ia kaloi çështjen SPAK-ut. Arrestimi i Fredi Belerit solli reagime edhe nga pala greke, e cila ka bërë shpesh thirrje për lirimin e tij.