LajmeRajon

Bullgari, ka nisur debati për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së Petkovit

Kryeministri bullgar Kiril Petkov pret që qeveria e tij t’i mbijetojë votimit të mosbesimit dhe të marrë mbështetjen e nevojshme nga 121 ligjvënës. Në fjalën e tij, ai iu drejtua deputetëve të Slavi Trifonov, i cili u largua nga koalicioni qeveritar dhe u bëri thirrje që ta mbështesin qeverinë e tij.

“Ne e dimë se shumë prej jush erdhën me qëllime dhe mendime të qarta dhe nuk prisnit që udhëheqësit tuaj ta linin Bullgarinë të luhatet në këtë moment kritik. Shtatë milionë bullgarë varen nga ju. Ju bëj thirrje ta kujtoni betimin që e keni dhënë, në të nuk ishin Trifonovi, Borisovi apo Ahmet Dogani. Ju u betuat se do të udhëhiqeni nga interesat e popullit”, u shpreh Kiril Petkov – Kryeministër i Bullgarisë.

“Kam screenshot-ët e mesazheve që ua ka dërguar kryeministri në telefon, pa i numëruar telefonatat me deputetët tanë për t’u shpjeguar si të votojnë”, tha Toshko Jordanov – deputet i “Ka popull të tillë”.

Partnerët e koalicionit të Petkovit thonë se zgjedhjet janë zgjidhja e fundit dhe nëse nuk marrin mbështetje do të përpiqen të formojnë qeveri të pakicës. Ndryshe, seanca po mbahet në prani të shtuar policore për shkak të protestave kundër heqjes së vetos.

Show More

Related Articles

Back to top button