Në fshatin Soqanicë të Leposaviqit është raportuar se është shtënë me armë zjarri nga një veturë.
Policia ka gjetur veturën të braktisur dhe brenda saj ishte një AK-47.
Sipas policisë, vetura në fjalë është goditur nga një veturë në lëvizje e cila nuk ka mundur të identifikohet nga zyrtarët policorë.
Rasti është duke u hetuar.