LajmeRajon

Leposaviq: Policia pengohet gjatë kryerjes së detyrës

Në fshatin Soqanicë të Leposaviqit të hënën është raportuar nga një qytetar se nga një veturë është shtënë me armë zjarri. Policia ka gjetur veturën të braktisur dhe brenda saj ishte një armë AK-47.

Gjatë kryerjes së detyrës dhe lëvizjes së veturës së sekuestruar, vetura në fjalë është goditur nga një veturë në lëvizje e cila nuk ka mundur të identifikohet nga zyrtarët policorë.

Rasti vazhdon në procedurë hetimore, përderisa është njoftuar edhe prokurori kujdestar.

Show More

Related Articles

Back to top button