Presidenti Stevo Pendarovski sot në Bruksel, në kuadër të vizitës së punës në Belgjikë, realizoi takim me kryetaren e Dhomës së përfaqësuesve të Parlamentit belg, Elian Tilje.
Në takim u bisedua për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve, të cilat që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike janë vendosur fuqishëm me dinamikë pozitive zhvillimore, ndërkaq u shqyrtuan çështje lidhur me shfrytëzimin e potencialit për pasurim të bashkëpunimit multilateral.
Në takim u këmbyen mendime edhe për perspektivat e bashkëpunimit bilateral dhe multilateral në periudhën e ardhshme, me ç’rast presidenti Pendarovski e ceki rëndësinë e mbështetjes belge për perspektivën evropiane të rajonit që është në interes edhe të stabilitetit të Bashkimit Evropian.