“Me datë 22.05.2023 rreth orës 20:30 në rrugën “Hekurudha” në Gostivar, zyrtarë policorë të SPB-Tetovë, Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, kanë privuar nga liria 46-vjeçaren S.Gj. nga Gostivari.
Ajo dyshohet se ka kryer një vjedhje në një objekt tregtar në Gostivar, gjatë së cilës ka marrë disa sende. Gjërat e vjedhura janë gjetur dhe i janë kthyee pronarit”, thonë nga MPB.