LajmeMaqedoni

Ambasadori Faisal Ghazi Ismail Hifzi: Do të jemi gjithmonë pranë BFI – së dhe Shaqir Fetait

“Do të jemi gjithmonë pranë BFI-së dhe Reis’ul Ulema Shaqir Fetait”. Këtë deklaratë e bëri Ambasadori i Arabisë Saudite me seli në Tiranë, Faisal Ghazi Ismail Hifzi, i cili ka qenduar për vizitë në Bashkësinë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut. Në takimin me nikoqirin, Reis’ul Ulema haxhi hfz. Shaqir ef. Fetai, ambasadori shprehu besimin kjo afërsi dhe bashkëpunimi permanent, do t’i shërbejnë forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve shumë të mira ndërmjet BFI-së dhe Ambasadës së Arabisë Saudite në Tiranë. Paraprakisht palët nënshkruajtën memorandum për pranimin e 25 ton hurma që Arabia Saudite i kishte bërë dhuratë BFI-së. Ambasadori tha se kjo nuk ka qenë dhe nuk do të jetë ndihma e fundit që vendi i tij ndanë për institucionin e vetëm për organizim të jetës fetare islame në vendin tonë.

“Vizita jonë në RMV është vizitë në BFI e cila përkon me ndarjen e disa tonleata hurma, përafërisht 25 ton. Gjithashtu edhe gjatë muajit të Shenjtë të Ramazanit kemi ndarë disa pako ushqimore ku numri i tyre arriti në 2400. Ne gjithmonë do të jemi afër BFI-së së RMV-së, e në veçanti afër Reisit të nderuar haxhi hfz. Shaqir ef. Fetai”, deklaroi ambasadori i Arabisë Saudite me seli në Tiranë, Faisal Ghazi Ismail Hifzi.

Reisul Ulema haxhi hfz. Shaqir ef. Fetai, ka falenderuar ambasadorin për vizitën dhe ndihmën që Arabia Saudite bën për institucionin që ai drejton.

Reis’ul Ulema-ja sqaroi se BFI me Arabinë Saudite ka bashkëpunim në shumë fusha të ndryshme, si ato arsimore, shkencore e deri te ato të bamirësisë.

Në takim me ambasadorin Faisal Ghazi Ismail Hifzi merrnin pjesë drejtuesit e drejtorive pranë BFI – së dhe Myftitë e Myftinive të BFI të RMV-së.

Show More

Related Articles

Back to top button