Autobusët privatë, pas një pauze disa mujore, po rifillojnë qarkullimin nëpër rrugët e Shkupit pasi dje kanë arritur marrëveshje të re me Ndërmarrjen e Komunikacionit Publik Shkup.
Lajmi është publikuar në faqen e Facebook-ut të JSP Shkup, ku thuhet se është nënshkruar marrëveshje me autobusët privatë dhe nga nesër ata do të rifillojnë qarkullimin nëpër rrugët e kryeqytetit.