Kryeministri Albin Kurti para qeveritar ka konfirmuar se betimi i tre kryetarëve në veri do të bëhet të enjten në ndërtesa publike, raporton Ekonomia Online.
“Dje u bë një muaj nga mbajtja e zgjedhjeve në veri, nuk pati as një incident ishin të qeta dhe paqësore. Frikësimet e shantazhet nga Serbia ndikuan tek qytetarët. Vota e munguar ishte mungesë e vullneti të lirë. Fushatat e këtilla ndaj serbeve janë të shpeshta dhe të vazhdueshme”.
“Te premten e kaluar kryetari i zgjedhur i Mitrovicës bëri betimin e tij, nënkryetarja u emërua nga komuniteti serb. Nesër në ndërtesa publike në këto komuna do të mbahet edhe betimi i 3 kryetarëve. Veprimet tona kanë në qendër funksionalizimin dhe garantimin e shërbimeve publike për të gjithë qytetarët pa dallim. Kjo nuk është zgjedhje kjo është detyrim i yni”, tha ai.