LajmeMaqedoni

Mariçiq për vizitë në Slloveni

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq sot është për vizitë pune njëditore në Lubjanë, ku do të realizojë takime bilaterale me Sekretarin shtetëror për çështje evropiane, të Drejtë ndërkombëtare dhe Mbrojtje të interesave pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Çështje evropiane të Republikës së Sllovenisë, Marko Shtucin, me Sekretarin shtetëror për Çështje ndërkombëtare në qeverinë sllovene, Vojko Volk dhe me ish euroambasadorin në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Samuel Zhbogar.

Në kuadër të vizitës së punës në Lubjanë, Mariçiqi në Ambasadën e Maqedonisë së Veriut do të takohet me studentë nga Organizata studentore e Maqedonisë në Slloveni dhe me mërgimtarët në Lubjanë, kumtoi SÇE.

Zëvendëskryeministri Mariçiq do të marrë pjesë në ngjarjen e Forumit të parë të Ballkanit Evropian, 20 vjet pas Samitit të BE-së në Selanik, ku do të ketë fjalë një tryezë të rrumbullakët me temë: “Qëndrimi aktual i BE-së ndaj vendeve të Ballkanit”.

Show More

Related Articles

Back to top button