LajmeRajon

Vuçiq sonte pret 13 serbët nga Kosova që u nisën në këmbë për Beograd

13 serbë të Kosovës nga komuna të ndryshme ditë më parë janë nisur në këmbë drejt Beogradit për të marrë pjesë në një mbledhje të partisë së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Para mitingut të së nesërmes, Vuçiq do t’i presë vetë ata në orën 20:00.

Siç u tha, takimi do të mbahet në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit.

Siç raporton Danas, të rinjtë kanë deklaruar se kanë shkuar në udhëtim me iniciativën e tyre me qëllim që të mbështesin Vuçiq në një tubim që do të mbahet nesër.

Ata iu kanë thënë se dëshirojnë ta falënderojnë Vuçiqin për përpjekjet që investon në ruajtjen e identitetit serb në Kosovë dhe për të mbështetur të gjitha aktivitetet e mëtutjeshme që do të kontribuojnë në përparimin e popullit serb në këto zona.

Show More

Related Articles

Back to top button