LajmeRajon

Gjermania i jep donacion FSK-së tre kamion në vlerë 405 mijë euro

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj njoftoi se Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes së FSK-së, ka marrë donacion tre kamion të autoshkollës me vlerë prej 405 mijë euro-sh nga Gjermania.

“Sot në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes pranuam tre kamionë të autoshkollës në vlerë prej 405.000€ si donacion nga Gjermania, duke lehtësuar kësisoj përmes këtyre automjeteve zhvillimin e orëve praktike për ushtarakët të cilët janë në proces të licensimit për kategorinë C”, shkruan Mehaj.

Mehaj ka falenderuar zëvendës ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Mathias Conrad, për mbështetjen e vazhdueshme që shteti gjerman ofron për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe shtetin tonë.

Show More

Related Articles

Back to top button