LajmeRajon

Grenell takohet me Ramën: Duhet bërë më shumë për ta liruar Thaçin nga Haga

Ish-emisari special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, po qëndron në Tiranë, ndërsa është takuar me kryeministrin Edi Rama, ndërsa ka thënë se kanë rënë dakord që të bëhet më shumë për lirimin e ish-presidentit Hashim Thaçi, nga Haga, transmeton Gazeta Metro.

Grenell tha se është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, aleatin e madh të SHBA’së në NATO.

Ai gjithashtu ka biseduar me Ramën për ish-presidentin Thaçi, duke theksuar se akuzat ndaj tij janë të manipulime nga Jack Smith  siç thonë dëshmitaret.

Grenell tutje tha se ka rënë dakord me Ramën se duhet bërë më shumë për ta liruar Hashim Thaçin nga Haga.

“Kam drekuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, aleati ynë i madh në NATO, dhe ne ramë dakord që duhet bërë më shumë për të liruar Hashim Thaçin nga Gjykata e Hagës, i cili që tri viti po gjykohet.  Akuzat kundër tij janë të rreme dhe dëshmitarët thonë se janë manipuluar nga Jack Smith”, tha Grenell./gazetametro.net

https://twitter.com/RichardGrenell/status/1661711760775323650?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1661711760775323650%7Ctwgr%5E9d4527cee032d8714b8eab9fd077b9f15fd23cca%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetametro.net%2Fgrenell-takohet-me-ramen-duhet-bere-me-shume-per-ta-liruar-thacin-nga-haga%2F
Show More

Related Articles

Back to top button