LajmeMaqedoni

Mbledhje e radhës e Grupit të punës për ndryshimet kushtetuese

Grupi i punës i formuar pranë Ministrisë së Drejtësisë me detyrë për përgatitjen e Propozim nismës për nevojën për ndryshime të Kushtetutës sot do të mbajë mbledhje.

Siç informoi Ministria e Drejtësisë, gjatë formimit të grupit, pasi të përgatiten ndryshimet, propozimi do t’i kalojë të gjitha trupat e punës në kuadër të Kuvendit, ndërsa paralelisht me punën e grupit do të mbahen edhe debate profesionale dhe publike në të cilat ekspertë, parti, organizata qytetare dhe institucione të tjera do të mund t’i thonë qëndrimet e veta. Është paraparë propozuese zyrtare e ndryshimeve kushtetuese të jetë Qeveria.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski dje porositi se Grupi i punës për ndryshimet kushtetuese ka për obligim t’i përgatisë ndryshimet e Preambulës së Kushtetutës në pajtim me kornizën negociuese, duke shtuar se ai është obligim, i cili është imperativ dhe punë e themelore e tij.

Show More

Related Articles

Back to top button