Situata në Gostivar është qetësuar, dëmet nga stuhia e madhe që ka goditur qytetin janë sanuar, njoftuan mbrëmë vonë nga Qendra për Menaxhim me Kriza.
“Ekipet kompetente janë tërhequr nga terreni pas orës 20:00. Një stuhi e fortë që ka goditur pasditen e djeshme Velesin dhe Gostivarin ka përmbytur një numër të madh rrugësh, ndërsa janë përmbytur edhe disa shtëpi. Sipas informacioneve në terren, në Gostivar më së shumti dëme raportohen në vendbanimet Banjeshnicë, Tullana dhe fshatin Turçan i Madh”, thuhet në njoftimin e QMK.
Stuhia shkaktoi edhe kaos afatshkurtër në trafikun rrugorë. Në disa vende, reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar rrëshqitje më të vogla në tokë, të cilat janë riparuar edhe me ndihmën e makinerisë.