Jam i gëzuar që sot në zyrën time prita dy nga aktorët më të mirë të Shqipërisë dhe pa mëdyshje të shqiptarisë.
U takova dhe bisedova me të mrekullueshmen Luiza Xhuvani dhe mjeshtrin e fjalës Vasjan Lame. Me ne ishte edhe regjisori Sulejman Rushiti i cili po bën një punë të mirë me teatrin e Gostivarit, duke sjellë shfaqe dhe aktorë të një kalibri të lartë, shkroi Taravari në fejsbuk, përcjell TvGlobi.