LajmeSport

Belingam fiton çmimin ‘Lojtari i Vitit’ në Bundesligë

Xhud Belingam mori çmimin ‘Lojtari i Vitit’ në Bundesligë, si një çmim ngushëllues, pasi Borussia Dortmund humbi titullin në javën e fundit. “Verdhezinjët”, humben një epërsi prej dy pikësh dhe dhuruan titullin e ligës skuadrës Bajern Munih, pasi arritën vetëm një barazim 2-2 kundër Mainz në ndeshjen e fundit.

Pavarësisht gjithë zhgënjimit për humbjen e titullit në ditën e fundit, Bellingami arriti të merrte një çmim ngushëllues duke fituar çmimin ‘Lojtari i Vitit’ në Bundesligë.

Reprezentuesi anglez shijoi një sezon të shkëlqyer me skuadrën gjermane pasi shënoi 14 gola dhe dha shtatë asistime në 42 ndeshje. Duke qenë i lidhur me një lëvizje te Real Madridi gjatë verës, 19-vjeçari me sa duket u dha lamtumirën bashkëlojtarëve të tij një ditë pasi humbi garën për titull në Bundesligë.

Show More

Related Articles

Back to top button