Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është në Kosovë. Kështu ka mësuar gazeta Nacionale nga burime të sigurta në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.
Arsyet e kësaj vizite të Thaçit në Kosovë nuk dihen, megjitahtë ditë më parë Nacionale ka raportuar se nëna e tij ka pasur disa probleme shëndetësore.
Siç ka mësuar Nacionale, Thaçi ndodhet në Kosovë që nga ora 12:30. Nacionale ka dërguar pyetje edhe në Dhomat e Specializuara të Hagës për të kuptuar më shumë detaje.