LajmeRajon

Kompania izraelite: Grupi Wagner është nisur për në Kosovë

Kompania izraelite “Terror Alarm”, në një postim në rrjetin social, Facebook, mbrëmjen e së hënës ka thënë se “Grupi terrorist Wagner është nisur për në Kosovë”.

Kompania që ka lëshuar këtë njoftim është e njohur për paralajmërimet e autoriteteve për sulmet terroriste dhe parandalimin e shumë prej tyre në kulmin e sulmeve të ISIS në Evropë të viteve 2014-2017, raporton KP.

Sipas “Terror Alarm”, informacioni është siguruar nga OpenSource Intelligence, përkatësisht nga monitorimi i kanalit të PMC Wagner në Telegram.

Postimi në llogarinë  e Twitter-it, “Terror Alarm” erdhi pas eskalimit të situatës në Zveçan, ku grupe kriminale serbe sulmuan KFOR-in dhe Policinë e Kosovës, me ç’rast mbetën të plagosur dhjetëra pjesëtarë të KFOR-it.

Një ditë më herët, ushtarët e KFOR-it u përleshën me protestues serbë që refuzuan t’i binden thirrjes së misionit paqeruajtës për t’u larguar nga hapësira pranë komunës së Zveçanit.

Që nga e premtja, serbët në veri të Kosovës janë duke protestuar kundër kryetarëve të rinj të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit.

Show More

Related Articles

Back to top button