LajmeRajon

Kryeministri Kovaçevski takon Lajçakun, diskutojnë edhe për Kosovën

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka takuar sot në Bratislavë përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, me të cilin është pajtuar se nevojitet një deeskalim urgjent i konfliktit në veri të Kosovës.

Kovaçevski, përsëriti se Maqedonia e Veriut mbështet bashkëpunimin dhe koordinimin e vazhdueshëm me NATO-n dhe BE-në në rajon në drejtim të konsolidimit të stabilitetit dhe përshpejtimit të integrimit euroatlantik të Ballkanit Perëndimor.

Në takim, Kovaçevski theksoi përkushtimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për të kontribuar në përmirësimin e rajonit, si dhe paqen dhe stabilitetin e tij.

Ai shtoi se vendi është i vendosur të forcojë dhe përmirësojë marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe se përmes dialogut dhe bashkëpunimit ndërmjet shteteve është vendosur si një vend që është faktor stabiliteti në rajon.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk