Europa League, gare kjo e dyta për nga rëndësia në Evropë, ka ardhur në fund të rrugës.
Finalja e kësaj gare joshëse do të luhet sonte në Budapest, ku do të përballen Sevilla dhe Roma.
Dueli mes këtyre dy skuadrave të njohura në Kontinentin e Vjetër, parashikohet të sjellë sfidë dramatike pasi që të dy skuadrat synojnë të rrëmbejnë trofeun kësaj gare evropiane.
Tradita flet në favor të skuadrës së Sevillës, e cila për të shtatën herë prek finalen e Europa League, derisa ‘romakët’ synojnë të bëjnë historinë.
Roma nën drejtimin e Jose Mourinhos luan finalen e dytë evropiane radhazi pasi vitin e kaluar fitojë trofeun e Conferencë League.
Finalja mes Sevillës dhe Romës fillon në orën 21:00.