LajmeMaqedoni

Oda e zjetarëve organizoi panairin e zejeve në Kumanovë / Osmani: Komunat duhet t’i ndihmojnë zjetarët

Në organizim të Odës së Zejtarëve të RMV-së, në Kumanovë, u mbajt panairi i zejtarëve, në të cilën, zejtarë të ndryshëm, jo vetëm nga Kumanova ekspozuan prodhimet e tyre. Mesin e tyre ka pasur zejtarë edhe nga qyteti i Gostivarit të cilët janë përfaqësuar nga kryetari i Odës rajonale të zejtarëve nga Gostivari, Lulzim Osmani, i cili njëkohëisht është edhe pronar i kompanisë për përpunimin e drurit “Luli Trade”, e cila merret me këtë veprimtari mbi tre dekada.

“Edhe herave tjera na kanë thirrur në Kumanovë dhe ne jemi pjesëmarrës në çdo panair. Jemi të kënaqur me kryetarin tonë të Odës së Zejtarëve Agron Falziu, i cili është nga Kumanova. Ai na ndihmonë dhe mund të them se është kryetari shqiptarë më aktiv që kemi pasur deri më tani. Mendoj se zjetarëve duhet të ju ndihohet në ruajtjen e zanateve dhe ripërtirjen e tyre, edhe pse mund të them se Komuna e Kumanovës është komuna e parë që merr një hap për të ndihmuar zjetarët, gjë të cilën duhet ta bëjnë të gjitha komunat. Kam pasur edhe unë takim me kryetarët e komunave në rajonin ku jam kryetar dhe pres pas një muajsh përgjigje konkrete për të ju ndihmuar zjetarëve edhe te ne. Zanatet janë në zhdukje dhe prandaj duhet ndihmë. Duhet të lirohemi edhe nga tatimet e jo ato të na rriten, pasi mezi mbijetojmë, na duhet stimuli”, deklaron kryetari i Odës rajonale të zjetarëve nga Gostivari, Lulzim Osmani.

Ndryshe, komuna e Kumanovës, për herë të dytë ka subvencionuar zejet e vjetra. Sivjet subvencionet ishin më të larta dhe arrijnë në 15 mijë denarë, tha kryetari i kësaj komune, Maksim Dimitrievski. Organizatorët paralajmërojnë panairet e këtilla të bëhen tradicionale dhe numri i pjesëmarrësve të rritet me pjesëmarrës nga qytete të ndryshme të vendit tonë.

Show More

Related Articles

Back to top button