LajmeMaqedoni

Shefi i Shtatmadhorisë së Armatës për vizitë pune në SHBA

Shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral nënkoloneli Vasko Gjurçinovski nga sot do të qëndrojë për vizitë pune disaditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë qëndrimit në SHBA, gjenerali Gjurçinovski do ta vizitojë Pentagonin, ku do të realizojë takim me krerët e lartë ushtarakë, ku në Vermont do të marrë pjesë në ceremoninë për shënimin e 30 vjetorit të themelimit të programit të bashkëpunimit me Gardën kombëtare të Vermontit.

Poashtu ai do të vizitojë edhe Detroitin ku gjenden selitë e kompanive që prodhojnë autoblinda të tipit “Strajker” dhe “XhLTV” ku konform planit afatgjatë për zhvillimin e aftësive mbrojtëse, pajiset edhe armata e Maqedonisë së Veriut, njofton Shtatmadhoria e Armatës.

Show More

Related Articles

Back to top button