LajmeRajon

Dita e njëmbëdhjetë, vazhdojnë protestat në veri

Në ditën e njëmbëdhjetë të protestës, protestuesit në komunat veriore të vendit, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, kanë filluar të mblidhen edhe sot para ndërtesave komunale.

Nata e mbrëmshme ka kaluar e qetë në këto komuna.

Për dallim nga herat tjera, gjatë ditës së djeshme në komunën e Zubin Potokut nuk ka pasur protestues, ndërsa qytetarët serbë kanë festuar “Ditën e përkujtimeve’, raporton KP, transmeton Klankosova.tv.

Pjesëtarë të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës po vazhdojnë të qëndrojnë pranë dhe brenda ndërtesave komunale në ruajtje të rendit.

Aktualisht situata e përgjithshme në këto tre komuna paraqitet e qetë.

Show More

Related Articles

Back to top button