LajmeRajon

Sot Lajçak dhe Escobar takojnë Vuçiçin në Beograd

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar do të takojnë ditën e sotme në Beograd, presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Lajmi është konfirmuar këtë të hënë nga zyra e shtypit e presidentit të Serbisë. Takimi i Lajçak dhe Escobar me Vuçiçin do të zhvillohet në orën 18:30.

Në takim do të marrin pjesë shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Emanuele Giofre dhe ambasadori amerikan, Christopher Hill.

Ndërkaq, dje Lajçak dhe Escobar ishin në Prishtinë, ku u takuan me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe u diskutua për tensionet në veri./abcnews.al

Show More

Related Articles

Back to top button