LajmeMaqedoni

Nxënësit e shkollave private të diskriminuar? LNSHM: Të gjithë nxënësit nuk trajtohen në mënyrë të barabartë

E kur jemi te arsimi, Lidhja e nxënësve të shkollave të mesme ka dorëzuar iniciativë deri te Gjykata Kushtetuese për vlerësimin e kushtetueshmërisë dhe ligjshmërisë të nenit 41A nga ligji për arsim të mesëm. Ata kërkojnë transport falas për të gjithë nxënësit duke përfshirë edhe 2000 nxënësit e shkollave të mesme private. Kryetari i Lidhjes, Lluka Paviqeviq tha se nxënësit nuk trajtohen të gjithë njëlloj sepse ka shumë nxënës të cilët nuk e gëzojnë këtë të drejtë.

“Gjendja aktuale ligjore nuk i trajton nxënësit e shkollave të mesme në mënyrë të barabartë. Ekzistojnë disa kategori të nxënësve të cilët janë të përjashtuar nga e drejta për transport falas publik. Sipas numrit, këtu prijnë nxënësit e shkollave private mirëpo nxënësit e shkollave profesionale të cilët ndjekin praktikë feriale gjatë pushimit veror dhe dimëror nuk kanë të drejtë për transport të organizuar gjatë pushimeve. E praktika feriale është obligim shkollor e rregulluar edhe me ligj, edhe me rregullore”, tha Lluka Paviqeviq – Kryetar I Lidhjes së nxënësve të shkollave të mesme.

Show More

Related Articles

Back to top button