LajmeRajon

“Nesër do prezantoj një pjesë të asaj për të cilën kam punuar”, çfarë po paralajmëron Vuçiç

Përmes një postimmi në rrjetet sociale, Vuçiç ka bërë të ditur se nesër në mbrëmje do të prezantojë një pjesë të asaj për të cilën kanë punuar shumë prej javësh.

“Një bisedë e mirë me Ivica Daçiçin për të ardhmen e Serbisë, planet, programet dhe masat e përbashkëta. Nesër në mbrëmje do të prezantojmë një pjesë të asaj për të cilën kemi punuar shumë me javë të tëra”, theksoi ai.

Vuçiç ka paralajmëruar se të mërkurën do t’u njoftojë qytetarëve të Serbisë shumë lajme të rëndësishme politike dhe ekonomike, të cilat do t’i gëzojnë shumë dhe i bëri thirrje Serbisë të bashkohet.

Show More

Related Articles

Back to top button