LajmeMaqedoni

Editorial: Dr. Sashko Jovev mund të jetë kardiokirug i mirë edhe pa qenë drejtor!

Shumë pluhur u ngrit pas shkarkimit të drejtorit të Kardiokirurgjisë në Klinikat e Shkupit, dr. Sashko Jovev. Si emër i dëshmuar dhe i respektuar, Jovev po mer përkrahje nga kolegët e tij, por edhe nga një pjesë e opinionit. Respekt për punën e dr. Jovev. Kuadro të tilla na duhen në situatë kur kemi një dyndje masovike të mjekëve dhe kuadrit shëndetësor nga Maqedonia e Veriut në drejtim të vendeve perëndimore.

Pacientët kanë vetëm fjalë të mira për punën e tij, e përve; pacientëve, këtë e dëshmojnë edhe të arriturat e dr. Jovevit gjatë viteve, që kulmin e kishin para tre viteve kur në mes të pandemisë udhëhoqi ekipin që bëri transplantin e parë të zemrës në vendin tonë. Por parashtrohet pyetja a duhet problematizuar kaq shumë shkarkimi i tij nga posti i drejtorit?

Nga paraqitja e tij në opinion krijohet edhe bindja se dr. Jovev nuk është aq i dhënë pas postit, sa që është i nxitur nga qarqe rreth tij që duan ta (keq)përdorin këtë situatë për të shprehur inatin dhe xhelozitë e mëhershme që kanë ndaj ministrit Mexhiti, shkruan Agjencia e Lajmeve Zhurnal. Jovev më shumë duket si njeri i “dashuruar” me profesionin se sa me postet, por ja që dikush mundohet të nxisë prej anash dhe të shkaktojë tollovi të reja, që më së paku i nevojiten shëndetësisë sonë. Poashtu rastin shfrytëzojnë edhe disa mediume të cilat dal ngadal duan t’i japin karakterin etnik rastit, në stilin “ja shqiptarët na e morën shtetin dhe po na i shkarkojnë edhe mjekët më të mirë”.

Kjo nuk ka të bëjë aspak me realitetin. Ka një rregull të pashkruar, por që ‘de facto’ ka gati peshën e dispozitës kushtetuese ose ligjore, e ajo është korrektësia 100 ditore. Kjo është një periudhë joformale që u vihet në disponim kuadrove të zgjedhura, ve;anërisht atyre në poste ministrore, për të dëshmuar konceptin e tyre në dikasterin që e drejtojnë, shkruan Agjencia e Lajmeve Zhurnal. Kjo mundësi duhet t’i jepet edhe ministrit të shëndetësisë Fatmir Mexhiti. Duhet të bëhet “sabër” edhe pak do të mbushen 100 ditë që kur Mexhiti ka marë postin dhe pastaj secili le t’i shprehë vërejtjet dhe kritikat e veta.

Mexhiti nuk ka sjellur vendim që ta përjashtojë nga puna si mjek dr. Jovevin, por thjeshtë ta shkarkojë nga posti. Mjeku i mirë me automatizëm nuk do të thotë se mund të jetë drejtor i mirë. Fundja nuk ka asnjë pengesë që Dr. Jovev të jetë mjek dhe kardiokirug i mirë edhe pa qenë drejtor i Kardiokirurgjisë. Përkundrazi!/Zhurnal

Show More

Related Articles

Back to top button