LajmeMaqedoni

Grante për aktivitete të fëmijëve me prejardhje të ndryshme etnike dhe gjuhë të ndryshme mësimore

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri dhe ambasadori Kilian Vall, shef i misionit të OSBE-së në Shkup sot do të ndajnë grante për realizimin e aktiviteteve të përbashkëta mësimore dhe jashtëmësimore për fëmijët me prejardhje të ndryshme etnike dhe gjuhë të ndryshme mësimore në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Grante do të marrin shkollat të cilat konkurruan dhe u mbrojtën përmes thirrjes për këtë qëllim në kuadër të projektit “Ndërtojmë ura të reja”.

Projekti “Ndërtojmë ura të reja” (NUR) bazohet në Fondin për ndërtimin e urave, i cili prezantoi modelin për arsimin e integruar në Maqedoninë e Veriut për të mbështetur shkollat, komunat dhe organizatat civile për të bashkuar fëmijët me origjinë dhe gjuhë të ndryshme përmes aktiviteteve të përbashkëta jashtëmësimore. Ky projekt i ri ka për qëllim të ndërtojë shoqëri inkluzive që trajtojnë dhe krenohen për pluralizmin kulturor dhe respektojnë tolerancën, dialogun dhe bashkëpunimin, në klimë besimi dhe mirëkuptimi reciprok si garanci më e mirë e paqes dhe sigurisë sociale. Ndërtojmë ura të reja është projekt i mbështetur nga Mbretëria e Norvegjisë, Republika e Polonisë dhe Dukati i Madh i Luksemburgut.

Show More

Related Articles

Back to top button