LajmeMaqedoni

“Levicës” i pengon thirrja e ezanit nga Xhamia e Nerezit të Poshtëm!

Partisë ultranacionaliste dhe anti-amerikane e anti-evropiane “Levica”, nuk i pengojnë vetëm se projektet kapitale dhe përcaktimet strategjike të shtetit, si janë NATO, BE, Korridoret 8 dhe 10 D, por asaj së fundmi i ka dalë “punë” edhe me ezanin e e Xhamisë së Nerezit të Poshtëm, informon Indeks.mk

Në një njoftim në rrjetet sociale nga dega e partisë “Levica” në Karposh, thuhet se qytetarët e Lagjeve Taftalixhe 2, Karposh 4 dhe Nerez maltretohen për çdo ditë nga thirrja e ezanit nga minarja e Xhamisë në Nerez të Poshtëm.

“Për shkak të arbitraritetit të përfaqësuesve të Bashkësisë Fetare Islame (BFI) nga xhamia në Nerez të Poshtëm, banorët e kësaj pjese të Karposhit janë të ekspozuar ndaj zhurmave shumë mbi limitet e lejuara me ligj! Këshilltarët e ‘Levicës’ në Karposh i bashkohen iniciativës për marrjen e masave të duhura dhe nxjerrjen e zgjidhjes për çmontimin e altoparlantëve…”, thuhet mes tjerash në reagimin e Levicës së Dimitar Apasievit.(Indeks.mk)

Show More

Related Articles

Back to top button