LajmeMaqedoni

Në Gjykatën Penale vazhdoi gjykimi për Llaskarcën

Me marrjen në pyetje të ekspertit Jakup Mamuti, pjesë e ekipit  që ka përgatitur superekspertizën, në Gjykatën Themelore Penale – Shkup sot ka vazhduar gjykimi për aksidentin e autobusit afër Llaskarcës, në të cilin humbën jetën 16 persona dhe rreth 30 u lënduan.  

Përveç Mamutit, në ekipin e ekspertëve që përgatitën superekspertizën e komunikacionit janë edhe ekspertët Lupço Postolov dhe Nevzat Zeqiri. 

Superekspertiza të cilën Gjykata e urdhëroi në dhjetor të vitit 2021 është refuzuar nga fakultetet në shtet me shpjegimin se ekspertët e tyre tashmë kanë marrë pjesë në ekspertizën e mëparshme ose nuk janë kompetentë për të njëjtën. Pasi fakultetet kanë refuzuar, lënda është dërguar në Byronë e ekspertizës ligjore e cila ka mundësi të formojë ekipin e ekspertëve të licencuar të cilët do të bëjnë superekspertizën. Superekspertiza ka arritur në Gjykatën penale në dhjetor. Më pas ka pasur fillimin formal të procesit e cila nisi me dëgjimin e personave ekspertë që kanë përgatitur superekspertizën mekanike, ndërsa për momentin edhe të personave ekseprtë   që kanë përgatitur superekspertizën e komunikacionit.

 Të akuzuar në rastin për aksidentin në Llaskarcë që ndodhi më 13 shkurt të vitit 2019 janë Durmish Beluli, pronar i kompanisë “Durmo Turs”, përgjegjësi për transport në firmë, Remzi Miftari dhe shoferi i autobusit, Manoil Trifunovski të cilët akuzohen për vepra të rënda penale kundër sigurisë së njerëzve dhe pasurisë në komunikacion. Ndërsa, tre të punësuarit në stacionin për kontroll teknik, Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski, akuzohen për bashkëpjesëmarrje në veprën e njëjtë.

 Procesin gjyqësor për aksidentin që filloi në shtator të vitit 2019 e udhëheq gjykatësja Diana Gruevska Ilievska, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është prokurori publik, Darko Jakimovski.

Show More

Related Articles

Back to top button