LajmeRajon

Osmani flet me presidenten e Sllovenisë për zhvillimet në Kosovë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologen e saj nga Sllovenia, Natasha Pirc Musar.

Osmani përmes një postimi në Twitter, ka bërë të ditur se me Pirc Musar kanë biseduar për zhvillimet e fundit në Kosovë, dhe procesin e ardhshëm të Brdo-Brijunit.

“Bisedë e shkëlqyer me Presidenten Natasha Pirc Musar mbi zhvillimet e fundit, Procesin e ardhshëm Brdo-Brijuni dhe vizitën e saj të ardhshme në Kosovë. Së bashku, ne përpiqemi për bashkëpunim më të ngushtë, paqe, stabilitet dhe një zbatim të fuqishëm të agjendës së Grave, Paqes dhe Sigurisë”, ka shkruar Osmani./Arbresh.info/

Show More

Related Articles

Back to top button