LajmeRajon

Qytetarët thonë se Rama e nënçmoi Kosovën me draftin për Asociacionin: Vëllezërit e kanë traditë të merren vesh

Qytetarët në vend po konsiderojnë se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, nuk ka vepruar mirë që i ka dorëzuar një draft të Asociacionit të komunave me shumicë serbe presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz, si ideatorë të propozimit franko-gjerman, pa koordinim me Qeverinë e Kosovës.

Ata po e konsiderojnë këtë veprim si nënçmim ndaj shtetit të Kosovës dhe kanë bërë thirrje që çdo veprim duhet që të diskutohet njëherë pastaj të ndërmerren hapa.

Hazir Krasniqi, tha se ky veprim është një nënçmim për Kosovën dhe nuk është dashur që të bëhet pa diskutuar njëherë me shtetin e Kosovës.

“Nuk mu dok diçka, në llogarinë time, nuk mu dok me vend ajo. Pa koordinim me institucionet tona me qeverinë tonë mu dok e pa vend dhe mu dok edhe si me thanë si një nënçmim për Kosovën. Edi Rama nuk është hera e parë që po bënë kështu, disa herë po ndërhynë, ai gjeti punë edhe me Ramushin, me të gjithë kapak”.

“Nuk e di pse ai a i duket vetja diçka. Ne e kemi shtetin tonë, duhet me marrëveshje me koordinim, me atë pajtona. Por në krye në veti në qoftë se nuk ka biseduar, çdo herë është dashtë me vepruar këtu pastaj me dal atje me qëndrime të veta”, tha ai.

Sadik Sdiku, tha se kryeministri Rama është dashtë që të koordinohet me Kurtin, duke thënë se ata janë vllezën e që tradita e do që të ketë marrëveshje paraprake.

 “Unë po të kallxoj ne duhet me i dal Zot vendit tonë edhe rroftë Albin Kurti me mijëra vite, sepse komunat janë të shtetit nuk janë të serbëve, ata po dëshirojnë me e bërë një shtet në Kosovë a. Po nuk i bien që me bë në Kosovë një shtet”.

“Ajo nuk po më pëlqen është dashtë që të koordinohet me vetë edhe ai Albinin edhe Albini atë se vëllezër jemi nuk kemi ku ta qojmë njëri-tjetrin, po duhet që ta pyesin njëri tjetrin. Ai që punon pa pyet më mirë është ti themi stop se unë e këqyri punën teme”, tha ai.

Shyqeri Ismajli nga Vitia, tha se veprimet do të duheshin që të merreshin në koordinim me Kosovën, pasi sipas tij, është problem që pastaj ajo çështje të zbatohet në praktikë, raporton EO.

“Ai ka menduara për mirë tash se si del rezultati na nuk mund ta dimë, ai ka menduar për mirë. Po veprimet do të duhej që të merreshin me Kosovën se nuk mund të merren pa koordinim veç vetë sepse është problem pastaj që të zbatohet ai”, tha ai. 

Show More

Related Articles

Back to top button