LajmeMaqedoni

BDI në opozitë? Ademi: Çdo herë kemi respektuar vullnetin e popullit, fillimisht të votohen dhe të hyjnë në fuqi ndryshimet kushtetuese

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi në një prononcim për TV21 thotë se si parti janë në konsultim të vazhdueshëm edhe me faktorin ndërkombëtar në lidhje me propozimin e VMRO-DPMNE-së për formimin e Qeverisë gjithëpërfshirëse pa BDI-në, e cila do të votonte ndryshimet kushtetuese, Ademi theksoi se për BDI me rëndësi është që të votohen dhe hyjnë në fuqi ndryshimet kushtetuese, e që, sipas tij, më pas në zgjedhje vendoset se kush do të hyjë në Qeveri.

 “Se BDI a do të jetë në qeveri apo nuk do të jetë në qeveri çdo herë ka respektuar vullnetin e popullit. Ne qëndrimin tonë e kemi theksuar, po mbështesim çfarëdo iniciative por paraprakisht le të votohen ndryshimet kushtetuese dhe le të hyjnë në fuqi, le të hapet perspektiva europiane për vendin e qytetarët e kanë mundësinë të shohin se kush e dëshiron futjen në qeveri, kush mendon për zgjedhjet e ardhshme e në anën tjetër kush mendon për gjeneratat e ardhshme dhe për perspektivën e vendit”, tha Ademi për TV21.

Show More

Related Articles

Back to top button