LajmeMaqedoni

Deralla: Mediat duhet të jenë hapësira kritike e opinionit ku do të ngrihet muri kundër nacionalizmit

Kur bëhet fjalë për mediat dhe rolin e tyre në transmetimin e mesazheve dhe përmbajtjeve nacionaliste, kryetari i Qendrës për Liri “CIVIL”, Xhabir Deralla, në manifestimin publik

“Dialogje civile për marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve: Sfida dhe zgjidhje”, theksoi se mediat janë një nga aktorët më të rëndësishëm në promovimin e nacionalizmit, në vend që të jenë të parat për ndalimin dhe ngritjen e vetëdijes kundër këtij fenomeni, informon Frontline, përcjell PRESSonline.al

“Mediat është tabelë për shpallje për ultra-nacionalistët, në vend që të jenë hapësira kritike për opinionin në të cilën do të ndalet nacionalizmi, do t’i ngrihet mur. Ato janë bërë vende ku ju keni një mesazh të drejtpërdrejtë, të hapur ultra-nacionalist, çdo ditë, në çdo mënyrë të mundshme, dhe keni gjithashtu, gjë që është ndoshta edhe më e frikshme, mesazhe të fshehta, latente nacionaliste”, theksoi Deralla. / PRESSonline.al

Show More

Related Articles

Back to top button