LajmeMaqedoni

RMV, shporta minimale sindikale në maj ka arritur pothuajse në 50.000 denarë

Në muajin maj të këtij viti, një familje katër anëtarëshe në vend për të plotësuar shportën minimale sindikale i nevojiteshin 49.025 denarë, njoftuan nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM), transmeton Portalb.mk.

Nga këto mjete, 19.532 denarë ose 44,34 për qind ishin të nevojshme për ushqim dhe pije; 13,392 ose 30,41 për qind për banim; 3.196 denarë për higjienë; 3720 për transport; 2,315 për veshje dhe këpucë; 1.067 për kulturë dhe 821 denarë për ruajtjen e shëndetit, ose gjithsej 44.047,52 denarë.

“Kur shtohen 4.977,37 denarë ose 11,3 për qind për koston e jetesës, gjegjësisht inflacionin, arrin në 49.024,89 denarë”, thonë nga LSM.

Për krahasim, vlera e shportës minimale sindikale për maj 2022 ishte 38.791 denarë, që është mbi 10.000 denarë më pak se në maj të këtij viti.

Show More

Related Articles

Back to top button