LSDM sot përmes një komunikate ka akuzuar se VMRO-DPMNE dhe Hristijan Mickoski me sjellje jashtëzakonisht të papërgjegjshme po i shkaktojnë dëme pozitave shtetërore dhe interesave kombëtare.
“Natyrisht, Mickoski po punon ashpër për interesa të tjera, të huaja, të cilat nuk i mendojnë të mirën vendit tonë, e që janë të drejtuara nga qendrat e pushtetit anti-BE dhe anti-NATO”, thonë nga partia në pushtet, përcjell INA.
“Në periudhën e kaluar, opinioni ka qenë dëshmitar i një përhapje histerike të të pavërtetave lidhur me të ashtuquajturat çështjet e hapura me Bullgarinë fqinje. Propozim francez, i cili ende nuk është harmonizuar në nivel të të gjithë anëtarëve të BE-së dhe nuk është dorëzuar zyrtarisht në institucionet tona. Shpërndahen gënjeshtra për gjoja bullgarizim, për ndryshimin e gjuhës maqedonase, për identitetin maqedonas, madje përmendet gjoja censurë. Sido qoftë teksti përfundimtar i harmonizuar i propozimit francez, që ai të jetë i pranueshëm për ne, disa elemente janë kyçe, përkatësisht formulimi i qartë i gjuhës maqedonase në kornizën negociuese dhe mbrojtja e qartë e identitetit maqedonas”, thuhet në deklaratën e LSDM.
Çështjet historike, shtoi ai, nuk mund të jenë kriter në kuadrin negociator, negociatat mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së duhet të fillojnë para fillimit të procedurës për ndryshime kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve, kroatëve dhe malazezëve në preambulën e Kushtetutës, garanci të forta nga Bullgaria dhe nga Bashkimi Evropian se Bullgaria nuk do të kushtëzojë me kërkesa të reja, dhe për çdo zgjidhje do të konsultohet me institucionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sqaruan nga partia në pushtet.
“Publiku e sheh se në VMRO-DPMNE nuk po ndryshon asgjë. Dëmtojnë duke përhapur të pavërteta, dezinformata dhe manipulime, për interesa personale dhe partiake”, thuhet në letrën e shkruar nga LSDM.