LajmeMaqedoni

Isen Shabani: Në 24 vjetorin e lirisë së Kosovës, “Lavdia u takon të rënëve për liri, respekti çlirimtarëve!”

Sekretari organizativ i Aleancës për Shqiptarët njëherit kryetar i komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani përmes një postimi ka kujtuar 24 vjetorin e lirisë së Kosovës për të cilën shkruan se “Lavdia u takon të rënëve për liri, respekti çlirimtarëve!”

“Sot festohet 24 vjetori i çlirimit të Kosovës. Trupat e NATO-s u futën në Kosovë për t’i dhënë fund masakrave dhe gjenocidit serb mbi qytetarët e pafajshëm të Kosovës.

Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, i parapriu një lufte të ashpër mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave serbe. Lavdia u takon të rënëve për liri, respekti çlirimtarëve!” shkruzan kryetari Shabani.\Top24\

Show More

Related Articles

Back to top button