LajmeRajon

“Rama nuk pati reformë pagash, por manovër elektorale”, paralajmëron Meta: Po rrezikohet thellimi i tejskajshëm i pabarazisë

Ilir Meta ka dalë në sot në një konferencë për mediat, teksa tha se Edi Rama ka gënjyer kur premtoi rritjen e rrogave.

Kreu i Partisë së Lirisë, theksoi se me këtë vendim rrezikohet thellimi i tejskajshëm i pabarazisë. Ndërkohë ai tha se kryeministri në këto kushte merr 23 herë më shumë se pensionet në qytet.

“Edi Rama në ethet e fushatës zgjedhore, lëshoi premtimin për pagën 900 Euro si dhe miratoi një ligj për rritjen e pagave. Edi Rama pa asnjë analizë të thelluar ekonomike, pa asnjë analizë sociale, pra në mënyrë aventureske, ndërmori një hap që nuk ka asnjë lidhje me një reformë pagash, por vetëm me një manovër elektorale të radhës.

Aq spekulative dhe aq elektorale ishin këto veprime, sa që në mënyrën më skandaloze, kjo rritje pagash nuk ka filluar të aplikohet pasi dhe koeficentët e llogaritjes së tyre ishin të gjithë të gabuar, ashtu siç është pranuar publikisht nga qeveria, ndonëse ligji tashmë është votuar në parlament. Kjo rritje e pagave që u trumbetua nga mazhoranca për të përmirësuar mirëqenien e administratës publike, rezultoi në thellimin e një pabarazie të tejskajshme.

Në qoftëse paga e Kryeministrit ishte 7 herë më e lartë se paga minimale, me këto ndryshime, ka shkuar 10 herë më e lartë se paga minimale. Në qoftë se paga e Kryeministrit ishte 13 herë më e lartë se pensioni në qytet, sot me këto ndryshime, Kryeministri merr 23 herë më shumë se pensioni mesatar në qytet.

Show More

Related Articles

Back to top button