Pamjet e mësipërme janë te bregdetit të Potamit ku helikat e skafit që drejtohej nga një polic goditën për vdekje një 7 vjeçare tronditën mbarë vendin vitin e kaluar.
Që pamje të tilla të mos përsëriten policia kufitare ka shtuar patrullimet në ujë dhe bregdet duke monitoruar lëvizjet e mjeteve ujore dhe zbatimin e ligjit.
Stand up- përgjatë një muaji policia kufitare ka sekuestruar 28 mjete lundruese mes tyre 20 jetski dhe 8 skafe të cilët u gjetën me mungesë dokumentacioni ose duke kryer manovra të rrezikshme pranë pushuesve.
Sekuestrime janë kryer në Dhërmi, tek shkëmbi i Kavajës dhe në Shëngjin.
Kontrolle po kryen jo vetëm për mjetet argëtuese por edhe të tjera të cilat duhet të zbatojnë ligjet në fuqi dhe të pajisen me dokumentacionin e nevojshëm.
Policia e Shkodres ushtroi kontroll dhe në liqenin e Komanit ku bllokoi disa varka artizanale dhe tragete pasi nuk ofronin kushtet e sigurisë për vizitorët dhe nuk ishin të regjistruara.