LajmeMaqedoni

Pajtohen në tavolinë, përgënjeshtrohen në distancë! Kovaçevski dhe Mickoski pa marrëveshje për ndryshimet kushtetuese

Gjashtë ditë pas takimit së krerëve të partive më të mëdha maqedonase LSDM dhe VMRO-DPMNE, raportet mes liderëve duken më të largëta se sa në konferencën e përbashkët për shtyp që e patën pas atë ditë pas takimit. Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski kërkon nga kryeministri Dimitar Kovaçevski që të vendosë se cilin nga kushtet e pranon, me qëllim që të mund të vazhdojnë bisedimet për ndryshimet kushtetuese. Mirëpo Kovaçevski nuk jep përgjigje të qartë për një nga opsionet. Për të më e rëndësishmja, siç shprehet, është se VMRO-DPMNE më nuk është kundër ndryshimeve kushtetuese. Kovaçevski thotë se i ka pranuar kërkesat që dolën nga takimi me Mickoskin, por nuk i pëlqen që të njëjtat janë modifikuar.

“Përgënjeshtrimi dhe dalja nga korniza e asaj për të cilën ishim marr vesh, që e thamë në atë konferencë për shtyp, vlerësoj se paraqet një zhgënjim të madh sikurse për qytetarët gjithashtu edhe për bashkësinë ndërkombëtare, e cila kësaj here dëshiron ta shoh Maqedoninë e Veriut ta vazhdojë rrugën drejt eurointegrimeve dhe deri në vitin 2030 të jemi pjesë e BE-së. Mendoj se tani duhet të shkohet drejt implementimit të asaj që jemi marrë vesh dhe që e thamë publikisht e jo drejt interpretimeve se çfarë ka dashur dikush të thotë, sepse ajo që u komunikua, mbi atë është biseduar”, tha Dimitar Kovaçevski – kryeministër.

Nga VMRO-DPMNE menjëherë iu kundërpërgjigjën Kovaçevskit, për të cilin thonë se po gënjen. Nga kjo parti mohojnë se kanë ndryshuar qëndrim dhe thonë se nuk do të ketë ndryshim të Kushtetutës dhe përfshirje të një pjese të popullit bullgar në preambulë sipas diktatit bullgar.

“Njëherë tha se takimi i liderëve është i pasuksesshëm, se nuk ka lëshime, mandej tha se ndryshimet kushtetuese janë të pranueshme, mbi gjitha ka formuar edhe grupe pune. Është evidente se Kovaçevski do të bëj gjithçka që BDI të shkoj në opozitë. Qëndrimi i VMRO-DPMNE-së është i qartë, pa shtyrje të tregojnë se cili nga propozimet e VMRO-DPMNE-së është i pranueshëm për Kovaçevskin, kësaj here presim përgjigje pa gënjeshtra dhe spine”, pohoi Gordana Dimitrieska-Koçoska, nënkryetare e VMRO-DPMNE-së.

Nëse humbet ky shans do të bëhet e qartë se procesi është plotësisht i bllokuar, pas së cilës zgjidhja e vetme logjike do të të jenë zgjedhje, është shprehur kreu i VMRO-DPMNE-së Mickoski për DW. Nga VMRO-DPMNE thonë se do t’i japin edhe disa ditë Kovaçevskit për të vendosur, ndërsa Kovaçevski deklaron se vetëm se janë marrë vesh në takimin e të mërkurës së kaluar dhe tani duhet të nis implementimi i marrëveshjes.

Show More

Related Articles

Back to top button