Rreth 30 mijë maturantë i nënshtrohen sot provimit të tretë të Maturës Shtetërore, në lëndën e Matematikës.
Ai pason provimin e Gjuhës së Huaj të zhvilluar në 1 qershor dhe provimin e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe në datën 7 qershor.
Provimet e maturës fillojnë në orën 10:00 dhe zgjasin 2 orë e 30 minuta.
Gjimnazistët u mbetet dhe një provim i fundit për të shlyer më 19 qershor, që është lënda me zgjedhje. Njësoj si vitet e kaluara, edhe kësaj here janë publikuar tezat e provimeve në rrjetet sociale, fakt ky i pranuar dhe nga vetë Ministria e Arsimit.