LajmeMaqedoni

Çka e pret RMV, nëse nuk votohen ndryshimet Kushtetuese? – Taravari: Nuk dua ta besoj!

Kreu i ASH-së, Arben Taravari tha se nuk pret që të mos votohen ndryshimet Kushtetuese, pasi sipas tij tashmë VMRO-DPMNE po jep sinjalet e saja se është e gatshme për votim, informon Klan M.

”Nuk dua ta besoj atë gjë tashmë shihen edhe sinjalet qarta të partisë opozitare maqedonase se janë të gatshëm të votojnë ndryshimet Kushtetuese,  tash bisedohet vetëm për finesa, për gjëra të vogla, tash unë i quaj të vogla pasi nuk është me rëndësi se si do të duket Qeveria e ardhshme apo si do të organizohet pushteti në 100 ditët e ardhshme apo 6 muajt e ardhshëm. me rëndësi është se veç më shihen sinjale të qarta që Maqedonia me shumë gjasa do t’i hapë negociatat me BE-në, së bashku me Shqipërinë”, tha mes tjerash Taravari.

Show More

Related Articles

Back to top button