LajmeRajon

Caktohet seanca e radhës në Speciale ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Për 20 maj, ditë e premte, është caktuar konferenca e radhës statusore në rastin e krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Gjykatën Speciale.

Kjo është bërë e ditur në kalendarin e seancave të Speciales, transmeton gazeta Nacionale.

Në mesin e temave që pritet të diskutohen do të jenë edhe çështja e materialeve, përgatitjet për gjykim, hetimet e prokurorisë dhe mbrojtjes.

Kjo konferencë, vjen pak ditë pasi krerët e UÇK-së u deklaruan të pafajshëm në lidhje me akuzat e reja të Prokurorisë.

ZPS-ja i ka shtuar dy lokacione të reja në aktakuzë, Budakovën e Suharekës dhe Gjilanin.

Show More

Related Articles

Back to top button